|
Dimanche, 24 Janvier 2010 14:12 |
Forma të ndryshme të përgojimit të padrejtë
Ka prej njerëzve që përgojojnë për t'iu përshtatur tubimit dhe shoqëruesve të tij, kurse e di që, ai i cili po përgojohet, është i pastër nga ajo çfarë thonë apo nga diçka që ata i përshkruajnë. Mirëpo, ai konsideron që, nëse do të t'i ndalonte ata, atëherë muhabeti do të mbaronte dhe njerëzit e pranishëm do t'i ngryseshin e do largoheshin prej tij. Kështu, ai bie në pajtim me ta nëpërmjet marrëdhënieve të mira shoqërore dhe, kur ata hidhërohen, hidhërohet edhe ai, për shkak se ata hidhërohen, kështu që ai vazhdon me ta.
|
|
Forma të ndryshme të përgojimit të padrejtë
|
|
Dimanche, 03 Janvier 2010 18:53 |
|
Egzistojnë dy mënyra për konceptimin e jetës: konceptimi material dhe konceptimi i saktë i saj.
1 - Konceptimi material
Sipas këtij koncepti, mendimi i njeriut kufizohet vetëm në arritjen e kënaqësive të shpejta të kësaj bote, si rrjedhojë puna dhe përpjekjet e tij janë të kufizuara vetëm në këtë aspekt. Atij nuk i intereson se ç'ndodhet jashtë kufijve që ai ka vendosur për jetën e tij dhe nuk beson në egzistencën e një jete tjetër, në të cilën do të korrë atë që ka mbjellur në këtë botë. Ndaj, kush e shfrytëzon kohën e shkurtër të qëndrimit në këtë botë, duke kryer vepra të mira, do të jetë i fituar në të dy jetët. Ndërsa kush e shpërdoron këtë kohë mjaft të çmuar, do të jetë i humbur në të dy jetët. Allahu i Madhëruar thotë:
"Ai është i humbur si në këtë botë ashtu dhe në tjetrën. Kjo me të vërtetë është humbja e më e madhe." {22:11}
|
|
Pikëpamjet e njerëzve mbi jetën e kësaj bote
|
|
Jeudi, 01 Janvier 2009 17:53 |
|
Vlera e agjërimit të ashurasë (10 Muharrem 1431 = 27 Dhjetor 2009 ) Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë: "Nuk kam parë Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke u kujdesur për agjërimin e ditës që e ka vlerësuar mbi ditët tjera sikurse është puna me këtë ditë, dita e ashurës dhe sikurse është puna me këtë muaj, muajin e Ramazanit". (Buhariu). |
|
Vlera e agjërimit të ashurasë
|
|
Lundi, 15 Décembre 2008 13:38 |
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri
Vëllezër të nderuar musliman!
Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.
Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë "festë". Përgaditjet e tyre të mëdha, të cilat dalin në shesh nëpërmjet atmosferës festive që e paraqesin me lula, llëmba dhe veshmbathje të babadimrit.
Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.
|
|
Mis à jour ( Mardi, 08 Décembre 2009 02:23 )
|
|
A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri
|
|
Mardi, 17 Novembre 2009 12:27 |
Dhjetë ditët e muajit Dhul Hixh-xhe
Mos harro vëlla i dashur musliman të kujdesesh për punët e mira, të vizitosh farefisin, t'i ikësh urrejtjes dhe xhelozisë, ta pastrosh zemrën tënde dhe të kujdesesh për të ngratit, të varfrit dhe jetimët, të mundohesh me mish e me shpirt që zemrat e tyre ti mbushësh me gëzim.
Transmeton Buhari se Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk ka ditë ku punët e mira janë më të dashura tek Allahu sesa këto ditë, dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes, i thanë: E xhihadi o Resulullah!? Tha: As xhihadi, pos atij i cili ka dal vetë dhe me pasurinë e tij në rrugë të Allahut dhe nuk është kthyer me gjë".
Imam Ahmedi po ashtu transmeton se Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk ka ditë në të cilat punët llogariten më të mëdha dhe më të dashura tek Allahu sesa këto ditë, prandaj në këto ditë shtoni përmendjen e këtyre fjalëve: La ilahe il-lallah, Allahu Ekber dhe El-hamdu lil-lah".
Ibën Hibbani transmeton se Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Dita më e vlefshme është dita e Arafatit".
Punët që mund të bëhen këto ditë:
|
|
Dhjetë ditët e muajit Dhul Hixh-xhe
|
|
|